Home POLITIKE PS i ”m...

PS i ”mashtroi”, Berisha: Rama i gatshëm të përdorë pseudoopozitën, ne do të dalim në konkluzione

54
0

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku tha se i bëri atentat parlamentarizmit dje. Po ashtu shtoi se opozita do shqyrtojë situatën dhe do dalë me konkluzionet e saj.

Edhe pse seanca e së enjtës në Kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë e posaçme për Kosovën, PS-ja shfrytëzoi rastin për të futur për votim rendin e ditës të seancës plenare të datës 5 tetor. Mes tyre ishin edhe kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS të cilat u rrëzuan nga socialistët. Por PS fillimisht mori votat për rezolutën për Kosovën, me 101 dhe më pas rrëzoi kërkesat e PD-së.

”Ne të vazhdojmë tani me problemet tona të mëdha, të cilat janë atentati që Edi Rama i bëri parlamentarizmit, pikërisht në ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ‘46. Pikërisht atë ditë zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare, të votojë në mënyrën më antidemokratike, për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin që ai do.

Me këtë akt të shëmtuar, Edi Rama pasi ka grabitur dhe plaçkitur qindra, mijëra vota, tregon se edhe ata 620 mijë që votuan kundër tij, është i gatshëm të shkelmojë mbi votat e tyre dhe të mos përfaqësitë e këtyre votave në parlament. Është i gatshëm të përdorë pseudoopozitën për qëllimet e veta dhe është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin.

Pluralizmi politik i vërtetë është ai që ushtrohet në parlament, dhe ai dje mori përsipër emërimin e përfaqësuesit të partive opozitare sepse zoti Oerd Bylykbashi është zgjedhur nga PD, por edhe nga partitë e tjera opozitare kanë dhënë dakordësinë e tyre të plotë si një nga ekspertët më të shquar të të drejtës elektorale. Por kjo nuk i intereson, i intereson pengu i tij Brava me Alibashën”,-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit