Home Aktualitet PS, PD, afgan...

PS, PD, afganët dhe linja e tretë antiamerikane!

10
0

Nga: Alban Daci

Çështje e afganëve që mund të vijnë ose do të vijnë tashmë në Shqipëri ka marr një debat të brendshëm që po keqpërdoret në fakt nga politika e brendshme ose po tentohet të përdoret.

Si në çdo ngjarje edhe për rastin e afganëve në fakt ka edhe pro edhe kundra. Po kush është dallimi mes palëve? Ata që janë pro po shiten ose po tentojnë të jenë më pro amerikanë se vetë amerikanët e ato që shprehen kundër ose që kanë qejf të jenë kundër kanë një dëshirë të madhe të identifikohen si anti-sorian e anti Qeveri shqiptare e ndoshta po tentojnë të manipulojnë opinionin publik duke u “shitur” publikisht si të djathtë.

A ka një diferencë mes të majtëve dhe të djathtëve në Shqipëri në lidhje me ardhjen e afganëve? Së pari, e Majta është në qeveri dhe ka mbajtur e po mban qëndrimin zyrtar të Shqipërisë që është dhe mbetet ai që ka pasur ose ka bërë të mundur e djathta me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Partia Demokratike e anëtarësoj Shqipërinë në Nato dhe sot PS nuk po bën asgjë tjetër veçse po respekton angazhimet e iniciuara dhe të ndërmarra nga PD. Po ashtu edhe Basha si ish Ministër i Jashtëm që anëtarësoj Shqipërinë në Nato me një reagim publik është shprehur pro marrjes e ardhjes së afganëve. Pra, publikisht edhe Pozita dhe Opozita janë në një linjë me rastin e afganëve. Në këtë realitet të politikës shqiptare po tentohet edhe një linjë e tretë e opinionit publik si antisoriane dhe në fakt është kundër Bashës dhe vetë konsiderohet si antisoriane e ndoshta thellë-thellë mund të konsiderohet antiamerikane.

Pjesë e këtij opinioni të tretë janë kryesisht persona me dështime politike ose persona që s’kanë humbur asgjë personale ose që nuk humbin asgjë në lidhje me ardhjen ose jo të afganëve. Por ne kemi një shprehje “ujku mjegull dëshiron” që do të thotë se ardhja e afganëve mund të jetë ose është një çështje e ndjeshme sa të përdoret nga orientimi i tretë publik për vëmendje ose për të krijuar një linjë të re politike që në thelb dëmton vetëm PD ose të djathtën në përgjithësi.

A humb gjë Shqipëria nga afganët? Shqipëria nuk hum asgjë! Së pari, ekonomikisht nuk harxhon asnjë lekë, sepse fondet janë amerikane, OKB dhe të organizatave të tjera të ngjashme! Në demografi nuk humb asgjë, sepse afganët janë një popull që kanë lidhje të forta me vendin e tij! Ata nuk vijnë për ta pushtuar Shqipërinë e as për ta përdorur Shqipërinë. Madje, shumë prej tyre do të jenë tranzit me synim final SHBA dhe vendet e BE! Së treti, ata nuk mund të jenë e nuk do të jenë problem as për sigurinë publike e as për sigurinë kombëtare, sepse do të jenë të monitoruar 24 orë nga agjenci të specializuara.

Këta të opinionit të tretë publik me qëndrimet e tyre si antiamerikane e me shtirjen si të djathtë po e dërgojnë ujin në mullirin e Ramës duke e lënë atë të vetëm si më pro amerikanin!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit