Home Aktualitet Pse Edi Rama ...

Pse Edi Rama do patjetër paqe me PD-në?

108
0

Nga Herion Mesi-

Edi Rama prapë kryeministër deri me prill 2025.

I patrazuar nga ankesat e PD dhe LSI për zgjedhjet ai shkoi në Turqi te Erdogan për projekte zhvillimi të vendit. I relaksuar nga letra e sekretarit amerikan të shtetit, Blinken ai lëviz nëpër Shqipëri duke biseduar se si të ngrihet niveli ekonomik i qytetarëve, ndonëse do të shikohet viti i parë i qeverisjes për të gjykuar saktësisht si i mban premtimet kryeministri.

Në raport me Kosovën ka përmirësuar gjithçka, në mos të themi është bërë Albin Kurti një me Edi Ramën. Me Presidentin serb njihen miqësitë, me kryeministrin maqedonas nuk ka probleme. Nga jugu i vendit me Greqinë ka muaj mjalti pasi pranoi dërgimin në gjykatën ndërkombëtare për çështjen e detit, e ku gjasat janë që grekët ta fitojnë gjyqin. Nga përtej detit, këtu afër, me Italinë duket sheqer.

Nga përtej detit si Oqean, edhe më mjaltë se mjalti! Mesazhet amerikane janë mbresëlenëse për të.

Ndaj shqetsimi për kryeministrin shqiptar mbetet Opozita ose më saktë siç thotë si PD. Nuk janë pak deputetë të opozitës në parlament në shtator, plot 63 veta, e ndaj nuk do jenë seanca të qeta nga ato që është mësuar tash dy vite me “opozitën e pazarit të Milotit”. Gjesti i Edi Palokës që e bëri me bojë do jetë lule në krahasim me atë çfarë kanë menduar deputetët e stilit Paloka. Edhe populli mund të ngrihet nëse Lulzim Basha vendos të ndryshojë kurs politik; nga kurs që mbledh popullin dhe e shpërndan vetë para kryeministrisë në një kurs përplasje ballas, kokë për kokë. Lulzim Basha do ta fitojë mandatin e kryetarit me 13 qershor. As që vihet në diskutim. Por do jetë i detyruar për kurs të fortë me Edi Ramën, sepse këto ditë konkurentët e kanë vënë në shenjëster si “kompromisaxhi” me Edi Ramën. Të mos harorjmë se në shtator do kemi deputetin Sali Berisha në një betejë për jetë a vdekje. Për veten e tij, por edhe për demokratët, por realisht me shumë për emrin e tij. Ai tashmë ka vizë të kuqë amerikane dhe nuk ka shteg tjetër veçse duel në sallë, por mund të detyrojë Bashën edhe për nxjerrjen e popullit në rrugë.

Dhe nuk është se populli heziton!

Edi Rama mund të luajë kartën e hedhjes së “kockës së mishit”. Pra të miklojë oreksin demokrat për zgjedhje të parakohshme lokale në pranverë 2022. Oreksi demokrat është i madh, kanë mbi tetë vite pa bukë dhe mish! Mundet që kryeministri Rama ti hedhë ndonjë kokë kryebashkiaku kryesor që ta qetësojë PD dhe oreksin e popullit opozitar për pak pushtet, natyrisht duke mos lëshuar pushtetin qendror.

Kjo është lojë fine, tipike izraelite, sepse edhe këshilltarët kryesorë janë nga Izraeli.

Kjo mund ti sjellë pak qetësi Edi Ramës për dy vite. Me pas kanë plane prapë këshilltarët izraelitë për kryeministrin!

Faktikisht Edi Rama punon me këshilltarë e bashkëpunëtorë e jo si disa politikanë që bashkëluftëtarët i shikojnë si sherbetorë.

 

 

 

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit