Home Aktualitet Pse në krye t...

Pse në krye të IT të Policisë është një person pa certifikatë sigurie? Përgjigjet kryepolici Rrumbullaku

331
0

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u pyet gjatë konferencës për shtyp, se përse ka emëruar një person pa certifikatë sigurie në krye të IT të Policisë së Shtetit. “Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni”, tha Rrumbullaku.

Pse emëruat në krye të IT të Policisë së Shtetit një person, pa certifikatë sigurie në kohën kur plasi skandali i TIMS. Pse e kthyer në detyrë, pasi kishte pak ditë që e kishit pezulluar?

Muhamet Rrumbullaku: Për ju dhe publikun e gjerë, duhet të dini mjaft mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedurat e aktet normative që ndihmojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjet me certifikatë sigurie të të gjithë drejtuesve policorë, sipas vendimit të Komisionit. Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit