Home Sporti PSG fiton nda...

PSG fiton ndaj Angers, vendos Mbappe me dopietë (VIDEO)

62
0

PSG vijon me ritmin pozitiv, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat, duke mundur Angers në transfertë me rezultatin 1-2.

Që në minutën e nëntë Mbappe shënoi golin e epërsisë, ndërsa në të 26-ën Messi shërbeu një top fantastik që nga mesfusha e PSG drejt Mbappe, i cili do të realizonte golin e 22-të në këtë sezon.

Në pjesën e dytë, PSG ishte dominuese duke krijuar disa mundësi të mira, por në fundin e ndeshjes shënuan vendasit me Thioub. Tre pikë për kampionët në fuqi që marshojnë drejt titullit të radhës, pasi me këtë fitore shkojnë në kuotën e 75 pikëve, 9 më tepër se Marsella e vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit