Home Sporti PSG fiton nda...

PSG fiton ndaj Brest falë një super goli të Neymar (VIDEO)

140
0

PSG ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Brest në Ligue 1. Kampionët e Francës do gjenin golin pas 30 minutash lojë. Messi do të shërbente një super asist për Neymar, i cili e ndali mjaft mirë topin dhe më pas goditi me të majtën për ta dërguar në rrjetë.

Miqtë do të kishin shans për të barazuar në minutën e 70-të. Slimani do humbiste 11-metërshin, me “Parc de Princes” që ka arsye përse të festojë.

PSG vazhdon formën e mirë në kampionat, duke bërë një nisje mjaft të mirë të edicionit me 19 pikë, dy më shumë se Lens.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit