Home Sporti PSG projekton...

PSG projekton pasuesin e Mbappe, synon bomberin e Seria A

28
0

Kylian Mbappe mund të largohet nga PSG gjatë kësaj vere, pasi vendosi që të mos rinovonte kontratën, e cila i skadon verën e ardhshme. Real Madrid dhe Liverpool janë dy klubet që kanë shfaqur interes për yllin francez, me madrilenët që janë ndjeshëm të avantazhuar.

Duke marrë parasysh këtë situatë, presidenti i klubit francez, Al Khelaiffi, sheh Victor Osimhen si trashëgimtarin perfekt të Mbappe. Tifozët e Napolit tremben nga fakti që presidenti i PSG-së ka piketuar sulmuesin e tyre nigerian, por De Laurentiis nuk trembet.

Kjo pasi çmimi që i ka caktuar ai Osimhen, është tepër i lartë, rreth 180 milionë euro. Ndërkohë, ai po përpiqet t’i rinovojë kontratën nigerianit duke i përmirësuar ndjeshëm pagën sezonale dhe duke i përfshirë edhe një klauzolë largimi të majme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit