Home Euro 2020 Publikohet pë...

Publikohet përgjimi tjetër i Perez: Ronaldo dhe Mourinho janë idiotë, kanë ego të sëmurë!

9
0

Pas publikimit të regjistrimeve audio të Florentino Perez, ku denigronte Iker Casillas dhe Raul, El Confidencial publikon të tjera materiale të presidentit të Real Madrid. këtë herë emrat e përmendur janë Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.

Audiot e regjistruara datojnë në 2012 dhe për Cristiano Ronaldon, Perez shprehet: “Është i çmendur, ky djalë është një budalla, i sëmurë. Ju besoni se ky djalë është normal, por nuk është normal, pasi përndryshe nuk do të bënte gjërat që bën. Budallallëkun e fundit që bëri e panë të gjithë. Pse mendoni se i bën këto çmenduri?”

Më pas Perez zgjeron diskutimin edhe për Mourinhon që në atë kohë ishte trajneri i Realit duke u shprehur: “Mendes nuk ka pushtet mbi të, ashtu si dhe Mourinho. Edhe për intervistat, për asgjë. Këta njerëz kanë një ego të tmerrshme, të dy janë të llastuar, trajneri është ai, nuk e shohin realitetin. Nëse do të ishin gatuar ndryshe mund të fitonin shumë më tepër me të drejtat e imazhit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit