Home Bota Putin mesazh ...

Putin mesazh të ashpër Perëndimit: Ky vit vendosi gjërat në vendin e vet, lufta do vijojë

49
0

Lideri rus, Vladimir Putin u tregua shumë i ashpër me vendet e Perëndimit në mesazhin e tij të Vitit të Ri. 70-vjeçari tha se në lidhje me Ukrainën mori “vendimet e nevojshme”.

“2022 ishte viti i vendimeve të vështira, të nevojshme dhe i hapave përpara për të fituar sovranitetin e plotë të Federatës Ruse. Ky vit vendosi gjërat në vendin e vet, ndau heroizmin nga tradhtia. Ne po luftojmë për të mbrojtur popullin tonë në territorin tonë”, tha Putin, duke apeluar për bashkim ndaj armikut perëndimor.

Rusia nuk i ka kursyer bombardimet në të gjithë territorin e Ukrainës as në ditën e fundit të vitit 2022. Sipas zyrtarëve atje, dhjetëra predha janë lëshuar në drejtim të qyteteve të ndryshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit