Home Aktualitet Rama: 4 milio...

Rama: 4 milionë pasagjerë në 8 muaj, një rekord absolut në Rinas. Deri në fund të vitit do jenë 6 milionë

81
0

Shqipëria është padyshim destinacioni më popullur i këtij sezoni turistik veror, por jo vetëm në këto muaj plazhi.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, se në Rinas është regjistuar një numër rekord, plot 4 milion pasagjerë që nga fillimi i vitit. Po ashtu kreu i qeverisë thotë se deri në fund të vitit shifra do të shkojë në 6 milionë.

”4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë”,-shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit