Home KRYESORE Rama me stude...

Rama me studentët ekselentë: Mos kini frikë nga ëndrrat e mëdha!

222
0

Kryeministri Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për maturantët ekselentë tha se ata nuk duhet të kenë frikë nga ëndrrat e mëdha.

Rama tha se për shkak të detyrës së tij ai ka takuar fëmijë ekselentë, që vinin nga familje jashtëzakonisht të varfra, si një shembull që nëse do të ecësh para, nuk ka justifikim që mund të ndalë.

Mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vijnë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nga ata që i kanë pas të gjitha justifikimet që kemi bërë, vështirësi ekonomike, sociale, distancë, por fakti që ju sidoqoftë nuk keni shfrytëzuar asnjë nga këto justifikime, flet shumë për dallimin me njeriut që i beson ëndrrës së vetë dhe e ushqen ambicien me punë të palodhur dhe shumë kujt tjetër që fsheh mos arritjet e veta pas justifikimesh që mund të jenë të gjitha legjitime.

Kam takuar fëmijë me rezultate ekselente ndërkohë që në shtëpinë e tyre u pikonte çatia dhe diskutohej mundësia e ushqimit në tavolinë.
Kjo ceremoni është pikërisht pasqyra e një brezi që kalon kohën e vetë më të bukur, në situata që nuk i ngjajnë njëra tjetrës“,- tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit