Home Aktualitet Rama publikon...

Rama publikon foto nga plazhet e Sarandës: Pa asnjë pagesë për pushuesit

564
0

Çmimet e larta në bregdetin e jugut ka bërë që kryeministri Rama të postojë foto nga bregdeti Jon të plazheve publike.

Në fotot e publikuara Rama shkruan përbri se me këto plazhe të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia duke filluar që nga bregdeti i Sarandës deri te pllakat e Ksamilit dhe pa asnjë pagesë i uron shqiptarëve një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES” dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama komentoi çmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto çmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

‘E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për çmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë çmimet, por kanë në dorë të jenë proaktive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, shkruan Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit