Home Editorial Revolucioni v...

Revolucioni vazhdon, vula ndryshon!

1236
0

(Ky video editorial duhet klikuar)

Ajo që ndodhi mbrëmë kur gjykata e apelit e Tiranës i dha vulën dhe emrin e PD-së historike, pikërisht grupit anti-Berisha, është e paligjshme, e pandershme dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.

Por disa herë media KOHA JONE kishte paralajmeruar hapur se nuk do ta fitojë në Apel këtë histori konflikti vetëm duke protestuar qetësisht dhe duke mbajtur fjalime të qeta para zyrës së kryeministrit Rama.

Për dreq, dhe fatkeqsisht, doli parashikimi i editorialit të KOHA JONE, editorial që mban datën 13 maj 2022.

Pra që pothuaj para një viti kemi paralajmeruar PD-në se nuk e fitoni duke qëndruar urtë e butë.

Nuk rrëzohet Edi Rama me fjalime, bile as me vota, sepse është treguar se votat tjetërsohen.

Kur thua si Berishë dhe PD se kemi përballë një regjim antidemokratik, bile mafioz dhe të lidhur me bandat me të mëdha të kokainës, atëhere ai nuk rrëzohet me facebook apo me fjalime patetike në bulevard.

Kur thua se kam popullin opozitar më vete dhe kur mendon se nuk i dilet Edi Ramës me përballje demokratike normale, atëhere duhet Revolucion, por jo si ky që po përdor Berisha deri më sot.

Revolucioni është ashtu siç e do Edi Paloka dhe qindra mijë opozitarë nëpër Shqipëri.

Përballje dhëmbë për dhembë, trup me trup me regjimin dhe jo duke pritur se Revolucioni që keni nisur do ta trembë Edi Ramën.

Kur i bën thirrje popullit tënd opozitar, nuk i thuhet hajdeni e më dëgjoni mua se si e shaj regjimin në fuqi apo pas mitungut t’ju thuash dhjetra mijë vetave që kanë ardhur për të qëndruar dhe përplasur me qeverinë se “ikni sonte, se e rrëzuam kryeministrin” , ndërkohë Edi Rama iu merr partinë, zyrat, emrin, regjistrimin në KQZ, pra gjithçka.

Iu merr shpirtin kryeministri, kurse Berisha rri e mendohet se si të përballet.

Më mirë lini popullin në të drejtën e tij para sheshit të kryeministrisë dhe ju liderët e PD së vertetë rrini bashkë me popullin, bile në vijën e parë të frontit.

Shikojeni këtë foto të deputetit demokrat Edi Paloka, dikur!

Kjo është përballje, ky është qëndrim dhëmbë për dhëmbë e jo duke thënë Revolucioni vazhdon!

Nëse vazhdoni kështu me Revolucionin me fjalë, por pa vepra, as vulë e as emër PD nuk do të shikoni në këtë dynja!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit