Home Aktualitet Roland Bejko:...

Roland Bejko: Belo, kandidati i LSI, u vu në dispozicion të antiamerikanizmit

99
0

Kandidati i PD-së zyrtare për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko në hapjen e fushatës ka pasur edhe një koment për Belind Këlliçin, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha. Duke e quajtur si kandidat i LSI, Bejko tha se Belo është vënë një dispozicion të politikës antiamerikane.

”Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje. Trinomi Berisha Meta RAMA janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi. Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës të Erion Veliajt.

Shikoni se çfarë po u bëjnë pronarëve të tokave në Tiranë. Po ja u zhvatin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronësime jashtë çmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet.

Kemi përballë kastën e vjetër politike shqiptare dhe interesat e tyre financiare, ne jemi besimplotë në betejën tonë se do t’ia dalim. Sepse do të kërkojmë votën e demokratëve, votën e njerëzve të lirë, votën e atyre që nuk e durojnë dot këtë kastë politike sepse i ka marrë frymën për 33 vite, sepse mbi 70 përqind e qytetarëve shqiptare janë kundra trinomit Rama-Berisha-Meta dhe do të jenë kundra edhe dy çirakëve të tyre Këlliçi dhe Veliaj”,-tha Bejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit