Home KRYESORE Roma fiton fi...

Roma fiton finalen historike ne Tiranë, Zaniolo i jep trofeun e Conference League Kumbullës (VIDEO)

974
0

Spektakël dhe emocione pafund ne finalen historike të Conference League. “Arena Kombëtare” u kthyer në qendrën e futbollit evropian, teksa në fund do të ishte Roma që do të buzëqeshte falë suksesit minimal 1-0.

Ceremonia ofroi një spektakël të vërtetë, me Romën që u përkujdes për një koreografi të jashtëzakonshme, ndërkohë që Feyenoord nga ana tjetër i vuri “flakën” stadiumit me flakadanë që bën tym gjithçka për disa minuta.

Skuadra verdhekuqe do të shënonte golin e vetëm ne fraksionin e parë. Në minutën e 33-të, Zaniolo kontrollon në mënyrë perfekte topin dhe më pas me një goditje të lehtë e dërgon ne kuadrat. Feyenoord bën shumë pak ne fraksionin e parë për të merituar barazimin.

Më pas në pjesën e dytë, do të ishte skuadra holandeze që do të merrte komandat e sfidës me aksione të shumta. Rui Patricio u bë heroi me një pritje fantastike dhe më pas falënderoi shtyllën. Rezultati nuk ndryshoi deri ne fund, me Kumbullën që rrëmben trofeun edhe pse nuk luajti asnjë sekondë. /Nga Arena Kombëtare, Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit