Home Aktualitet Rruga Kardhiq...

Rruga Kardhiq-Delvinë, Vasili: Nga 50-60 milionë euro kostot rriten në 108 milionë euro. SPAK të hetojë

159
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë Rama për vjedhje në rrugën e re kombëtare Kardhiq-Delvinë, dhe thotë se nga 50-60 milionë euro, kostot Rama i rriten në rreth 108 milionë euro. Po ashtu bën thirrjen që SPAK-u të hetojë këtë aferë.

Postimi i plotë

Fakte të rënda për grabitjen e fondeve për rrugën Kardhiq-Delvinë, po SPAK ku është. Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq-Delvinë. Nga 50-60 milion euro kostot rriten në rreth 108 milion euro. Grabitja mafioze e shtetit është përpara syve.

Me një skemë të copëtuar në dhjetëra tendera e shtesa kontratash deri edhe në tre herë radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kanë ngopur me para kompanitë kliente dhe veten e tyre.

Ndërkohë, që rilindja plaçkit taksat e shqiptarëve SPAK hesht dhe mbyll sytë. SPAK që merret pa u lodhur me kombajnën e Bektashit, që korr grurë miliardat që plaçkit qeveria bën sikur nuk i sheh.

Faktet janë aty dhe askush nuk i fsheh dot. Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri në fund të drejtësisë për plaçkitësit e rilindjes, që guxojnë dhe bëjnë edhe moral.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit