Home Aktualitet Sali Berisha ...

Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantojnë Igli Carën në Durrës

85
0

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë bërë bashkë në Durrës, ku kanë prezantuar kandidatin Igli Cara.

Berisha shprehu bindjen nga Durrësi se më 14 maj qytetarët e kësaj bashkie do të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë.

Ndërsa Meta tha se me Igli Carën, qyteti i Durrësit do u kthehet qytetarëve.

Jemi këtu për idealet tona të lirisë, idealet më fisnike të njeriut për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, të vullnetit tuaj, qytetarit shembullor, politikanin e urtë, të vendosur. Është nder i madh për mua të paraqes para jush Igli Carën me bindjen më të thellë, se me votën e besimin tuaj, do të dëshmohet një shërbëtor i përulur para jush, një zyrtar i përkushtuar para qytetarëve të Durrësit, Igli Cara do ndryshojë Durrësit dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë. Se Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij qyteti do i shndërrojë në mirësi e shërbime për banorët e qytetarët e tij.

Më 14 maj ju me Igli Carën në një mision historik do vendosni pluralizmin, do i thoni ndal të keqes. Mençuria e durrsakëve më 14 maj të votojë ndryshimin“, tha Berisha.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente. Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju. Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 nga paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi. Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë. Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën. Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numë”, ka thënë Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit