Home POLITIKE Sanksionet e ...

Sanksionet e BE-së për Kosovën: Refuzim takimesh, ngrirje e MSA dhe pezullim fondesh

29
0

Komisioni Evropian i ka dërguar zyrtarisht qeverisë së Kosovës listën e sanksioneve që BE i vendos Kosovës lidhur me mungesën e vullnetit për depërshkallëzimin e situatës në Veri dhe mos respektimin e angazhimeve të marrë në Samitin e Ohrit rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Burime nga Komisioni Evropian i thanë gazetës TemA se këto sanksione i kanë shkuar për informim zëvendëskryeministrit të parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili mbulon dhe negociatat me Brukselin.

Tre janë pikat ku përmblidhen sanksionet ndaj Kosovës janë si më posht:

1. Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë.

2. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e e MSA , komitete, nen komitete etj, derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE

3. Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë

Vendimi është marrë nga takimi i ministrave të Jashtëm dy ditë më parë. /Tema/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit