Home Aktualitet Sanksionet ng...

Sanksionet nga SHBA-ja, kryeministri Kurti: Duhet të mendohen më thellë

150
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ”Financial Times”, tha se ata që flasin për sanksione ndaj Kosovës duhet të mendojnë më gjerë, duke shtuar se ajo që duhet sanksionuar është Serbia. Kurti i ka konsideruar masat e SHBA-ve ndaj Prishtinës si të gabuara.

“Ata që po flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë dhe më thellë. Serbia nuk po i vendos sanksione Federatës ruse dhe po financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të shtetit tim, kështu që ndoshta ata duhet të sanksionohen”, ka thënë ai.

Uashingtoni përjashtoi Kosovën nga stërvitjen “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar edhe të tjera pasoja ndaj Prishtinës. Në raport me SHBA-të , Kurti shprehet: “E pranoj se sa i përket qasjeve kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk mendoj se çfarëdo sanksioni ndaj Kosovës… është masa e duhur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit