Home Kronike Sherri për sh...

Sherri për shezlogët në Shëngjin, arrestohet Deda. Goditi me lopatë 45-vjeçarin

211
0

Një 48-vjeçar me emrin Paris Deda është arrestuar në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim, pas një konflikti që ka pasur për motive pronësie. Ai është arrestuar pasi 1 muaj më parë plagosi Armando Markun pas një sherri për shezloget në zonën e Shëngjinit.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “Vetëgjyqësia”. Ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme

Në 27 qershor Deda është përfshirë në një konflikt me disa shtetas të tjerë, për motive pronësie. Gjatë konfliktit, 48-vjeçari ka goditur me sende të forta (lopatë) 45-vjeçarin Armando Marku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit