Home Aktualitet Situatë katas...

Situatë katastrofike në kulmin e verës në Gjermani, 33 viktima nga përmbytjet

74
0

Në një kohë që Ballkani po përjeton të nxehtin afrikan, në Gjermani situata është në prag të katastrofës si pasojë e përmbytjeve. Deri më tani janë shënuar 33 viktima dhe bilanci fatkeqësisht mund të përkeqësohet me kalimin e orëve. Më e rëndë situata ka qenë në disa shtete, ku ndërtesat dhe makinat janë marrë para nga vërshimet masive të ujit.

Kancelarja gjermane Angela Mekel, e cila është në SHBA për një takim me presidentin Joe Biden, u shpreh e shokuar. Po ashtu autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon. Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje, po përjetojnë dëme të shumta.

Situata e rëndë nga shirat nuk është vetëm në Gjermani. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje edhe në disa zona në jug të Belgjikës. Vërshimet e ujit kanë dëmtuar automjete, rrugë dhe ndërtesa. Edhe në Zvicër janë raportuar dëme të shumta materiale.

Stuhia e ashpër në Zyrih ka shkaktuar përmbytje dhe kaos në metodat e udhëtimit. Rrugët janë dëmtuar, teksa qarkullimi është vështirësuar për shkak të rrëzimit të pemëve. Autoritetet në Zvicër paralajmërojnë se përmbytjet mund të përkeqësohen, veçanërish pranë liqeneve dhe lumenjëve, pasi shirat e dendur do të vazhdojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit