Home Sporti Sousa paralaj...

Sousa paralajmëron Juven: Kujdes Sportingun, kanë eliminuar Arsenalin

22
0

Pak ditë para fillimit të fazës së çerekfinaleve të Europa League, një ish-futbollist ka folur për duelin Juventus-Sporting. Paulo Sousa që tashmë drejton Salernitanën dhe më parë ka luajtur për Juventusin dhe Sporting Lisbonën, ka dhënë mendimin e tij.

“Kushdo që eliminon Arsenalin i cili është kryesues i Premier League, mund ta frikësojë Juventusin. Të jem i sinqertë, mendoj se Sporting Lisbon do të kalojë në raundin tjetër. Për më tepër, ata janë në gjendje të eliminojnë çdo kundërshtar në Europa League.

Juventus të gënjen kur duket se nuk ka qartësi në lojë. Ata duket se janë në telashe, por nuk janë. Është një ekip tipik i Massimiliano Allegrit, një trajner me përvojë dhe me prestigj të pamohueshëm.

Ai i jep iniciativën kundërshtarit në lojë, në mënyrë që ekipi i tij t’i zërë në befasi duke dalë shpejt në sulm. Sporting nuk duhet të humbasë luftën në mesfushë, në rast se ndodh Juventusi mund t’i godasë”, u shpreh Sousa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit