Home Aktualitet Spartak Ngjel...

Spartak Ngjela për tensionet në veri të Kosovës: Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve

253
0

Nga Spartak Ngjela

Serbëve u duhet thënë:
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.
Dhe s’kanë më forcë.
Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.
Në krizë është edhe Greqia.
Pse lodheni kot, o të mjerë!
Shqiptarët janë në etninë e tyre.
Çmenduria serbe ka marrë fund.
Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme.
Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit