10 dribluesit më të mirë në Champions, udhëheq ylli i Barcelonës
Kush ka dribluar më shumë në fazën e grupeve të Champions League? Një statistikë interesante është publikuar së fundmi nga faqja e UEFA-s në rrjetet sociale, ku shpjegon dhe më të mirët në këtë aspekt në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Në krye të kësaj renditjeje speciale është Ousmane Dembelé i Barcelonës, po aq sa Kylian Mbappé, që të dy kanë arritur 39 driblime në 6 ndeshje në grup.
Ndjek Vinicius Jr me 36, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë janë Rafael Leao dhe Khvicha Kvaratskhelia. Lojtari i Milanit ka 33 driblime, ndërkohë që ylli i Napolit 29. Nuno Tavares, Neymar, Mudryk, Carrasco dhe Kent mbyllin 10-shen më të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

