10 golat më të bukur të Championsit, ja kë zgjedh UEFA mes Ronaldos dhe Bejl (VIDEO)
Uefa ka publikuar renditjen e 10 golave më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Goli i shënuar me roveshatë nga Kristiano Ronaldo është cilësuar më i bukuri i turneut, duke triumfuar ndaj shokut të skuadrës, Garet Bejl, i cili shënoi në një mënyrë të ngjashme ndaj Liverpulit në finale. Një vend në podium ka për Higuain, i cili shënoi një gol shumë të bukur në sfiën e parë ndaj Totenhemit.
10. Kristiano Ronaldos në ndeshje Real Madrid-Borusia Dortmund 3-2 (në fazën e grupeve)
9. E djathta e Insinjes në duelin Napoli-Shakhtar Donetsk 3-0 (faza e grupeve)
8. “Raketa” e De Bryne në Siti-Shakhtar Donetsk 2-0 (në fazën e grupeve)
7. Goli i Fred në Shakhtar Donetsk-Roma 2-1 (sfida e parë e 1/8-ve)
6. Supergoli i Bejl në duelin Borusia Dortmund-Real Madrid 1-3 (në fazën e grupeve)
5. E majta e Xhekos në duelin Çelsi-Roma 3-3 (faza e grupeve)
4. Gjysmë-roveshata e Grizman në sfidën Atletiko Madrid-Roma 2-0 (faza e grupeve)
3. Kthesa e shkëlqyer e Higuain në duelin Juventus-Totenhem 2-2 (ndeshja e parë në fazën e 1/8-ve)
2. Roveshata e Bejl në finalen Real Madrid-Liverpul 3-1
1. Roveshata e Kristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të luajtur në Torino, Juve-Real 3-0 (çerekfinale) /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

