“100 zogj kundër 1 luani”, tifo-grupi “Ballistët” reagojnë për pushtimin e fushës nga “Shvercat”
Ballistët, tifo-grupi që mbështet Shkëndijën e Tetovës, ka bërë një reagim të shkurtër në lidhje me skenat e turpshme të ndodhura në duelin e Kupës së Maqedonisë mes Shkupit dhe Shkëndijës.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e nëntë. Por goli tyre nuk u prit mirë nga pjesëtarë të Shvercerave, grupimit që mbështet kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut.
Ultrasit kryeqytetas sulmuan lojtarët e ekipit mik, fusha u përfshi nga skena të frikshme, ndërkohë që nuk mungoi zbarkimi i forcave speciale për të rikthyer qetësinë në vend. Ndeshja u ndërpre dhe është marrë vendimi zyrtar që të mos luhet.
Postimi i tifo-grupit “Ballistët”
“100 ZOGJ PULASH KUNDËR 1 LUANI !!! PËR 30 MINUTA NISEMI ME VETURA PRIVATE DHE TAKOHEMI TEK PIKPAGESA E ZHELINËS !!!
TI PRESIM DJEMT E SHARRIT MASOVIKISHT!!! SHKËNDIJA MË SHUMË SE NJË KLUB !!!”, lexohet në postimin e Ballistëve, të cilët kanë zgjedhur një frazë të artistit Unikkatil dhe në të njëjtën kohë ftojnë anëtarët të dalin të presin lojtarët e ekipit të zemrës.
KOHA JONË SONDAZH

