FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1200 bileta për tifozët kuqezi në Liechtenstein

1200 bileta për shqiptarët kundër Liechtenstein në sfidën Liechtenstein-Shqipëri me 6 tetor në Vaduz. Në një nga stadiumet më të vogla që Shqipëria ka luajtur ndonjëherë një ndeshje ndërkombëtare numri i shqiptarëve do jetë relativisht i lartë.

Federata Shqiptare e Futbollit pas negocionatave me homologët e Liechtensteinit ka arritur të sigurojë 1200 bileta për këtë sfidë, rreth 20% të stadiumit ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 përqind të kapacitetit. Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë ne qëndër të europës do jenë shumë të larta.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ia japë në dispozicion grupimit tifozat kuqezi ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë. Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë me rezultatin 2-1 ndërkohë që Liechtenstein humbi 8-0 në Spanjë dhe realisht objektivat e kësaj skuadre janë relativisht modeste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?