“15 mijë të vdekur për 5760 minuta futbolli. Turp të keni!”, tifozët e Bayernit protestojnë ashpër ndaj Katarit

Bayern Munich luajti sot ndaj Hertha Berlin, ndërkohë që tifozët bavarezë protestuan për punëtorët e vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.

Tifozët e Bayern Munich janë shprehur kundër Kupës së Botës që nis pas pak ditësh në Katar. Skuadra e tyre luajti me Herthën në Berlin dhe para ndeshjes ata vendosën një pankartë në tribunë për të protestuar ndaj punëtorëve të vdekur në kantierët e ndërtimit në Katar.

“15 mijë të vdekur për 5760 minuta futbolli. Turp të keni!”, ishte pankarta e madhe që bavarezët ngritën në tribunë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?