Rregullat e arta të Ronaldos, 15 sekretet e një futbollisti perfekt (FOTO LAJM)
Goli magjik i Kristiano Ronaldos në mesjavë ndaj Juventusit është shoqëruar nga shkrime të shumta për yllin portugez. Cr7 gjithmonë është vlerësuar si një futbollist që punon shumë dhe vijon ende për perfeksionohet.
Kampioni i Realit të Madridit mbetet mes rivalëve kryesorë madje, zakonisht është “sfiduesi” i drejtpërdrejtë i Lioniel Mesit dhe me siguri një nga lojtarët më të fortë në botë. Ronaldo duket se nuk ka asnjë dëshirë për të ngadalësuar hapin, ndërkohë që mediat në Spanjë kanë zbuluar edhe 15 “sekretet” e tij.
1) Stërvitja e mendjes. Forca psikologjike të bën të arrish çdo objektiv.

2) Disiplina. Mbajtja e lartë e motivimit përmes një rutine konstante është thelbësore

3) Fiksimi i objektivave. Ndihmon të mbahet i lartë përqendrimi dhe të punohet në funksion të një objektivi konkret

4) Puna në stërvitje përkrah një shoku skuadre të një niveli të ngjashëm. Kjo ndihmon te konkurrenca

5) Një pushim i mirë. Vetëm kështu mund të stërvitesh në maksimum: në shtrat herët dhe zgjim i shpejtë

6) Nxehmje e rregullt përpara një sforcoje të madhe (akoma më mirë me ushtrime vrapimi). Ndihmon parandalimin e dëmtimeve

7) Përzierja e seancave stërvitore. Ushtrime kardiovaskulare dhe pesha për të përmirësuar forcën dhe rezistencën

8) Kryerja e ushtrimeve me intensitet të lartë dhe një hapë- sirë të madhe për sprintet. Ndihmojnë qarkullimin e gjakut

9) Seksione ushtrimesh kardiovaskulare 30- minutëshe, duke shtuar numrin dalëngadalë me shtimin e forcës

10) Përfshimi i ushtrimeve në rutinën e përditshme. Punë me muskujt e barkut i sapozgjuar ose përpara gjumit

11) Ndjekja e një diete të përshtatshme, e pasur me proteina e karbohidrate: peshk, zarzavate e fruta. Pa sheqer

12) Mbajtja e trupit të hidratuar duke konsumuar shumë ujë. Pijet alkoolike janë të ndaluara

13) Konsum i ushqimit me ritëm të rregullt. Për t’u stërvitur më së miri idealja janë gjashtë vakte të lehta në ditë

14) Dëgjon muzikë teksa stërvitet. Ndihmon në izolim dhe në motivim (funksionon mirë “hip-hop” e “reggateon”)

15) Relaks! Një stil jetese pa strese ndihmon të merret maksimumi në nivel fizik e psikologjik

KOHA JONË SONDAZH

