3 arsyet e largimit të papritur të Nagelsmann nga Bayerni
Shkarkimi i Julian Nagelsmann nga Bayern Munich ishte një zhvillim i bujshëm. Skuadra bavareze ndodhet në vendin e dytë në Bundesligë, një pikë larg Dortmund, vijojnë aventurën në Kupë ndërsa eliminuan PSG duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League ku do të përballen me Man.City. Mediat gjermane kanë zbuluar disa nga arsyet që sollën këtë vendim.
“Tripleta” në rrezik – Një vit më parë, Nagelsmann e mbylli sezonin vetëm me suksesin në Bundesligë, por pësuan eliminim të turpshëm 5-1 përballë Monchengladbach në Kupë, gjithashtu u eliminuan me trup nga Villareal në 1/8/. Drejtuesit e klubit dyshonin shumë se ky skenar mund të përsëritet sërish këtë vit pas humbjes së radhës të pësuar në Bundesligë nga Leverkusen.
Marrdhëniet me lojtarët – Nagelsmann nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me dhomat e zhveshjes, me lojtarët, madje flitet se arsyeja kryesore pse Leëandoëski u largua ishte pikërisht marrëdhënia e tensionuar me Nagelsmann.
Nxitimi për Tuchel – Bayern kërkonte të siguronte me çdo kusht shërbimet e Thomas Tuchel, i cili këtë periudhë kërkohej nga ekipi si Tottenham dhe PSG. Koha nuk premtonte, lëvizen shpejt duke mbyllur gjithçka me Tuchel.
KOHA JONË SONDAZH

