“40 milionë euro, ose nuk e lë të lirë”, Lotito vë kushte për të shitur yllin serb
Claudio Lotito nuk është aspak i thjeshtë kur bëhet fjalë për merkato. Numri një i Lazios është gati që të heqë dorë nga Milinkovic-Savic, por nuk do ta bëjë pa arkëtuar shifrën e 40 milionë eurove.
“Milinkovic-Savic, Lotito vendos limite: o 40 milionë euro ose asgjë”, shkruan Corriere dello Sport. Duke hamendësuar se nëse nuk do të ketë një ofertë të tillë, ai do ta mbajë deri në fundin e kontratës.
Ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024, ndaj dhe kërkesa ekonomike e presidentit të Lazios është ulur nga 100 milionë euro që ka qenë. Juventus dhe skuadrat e tjera janë gati që të shkojnë nga 20-25 milionë euro, duke parë afatin e kontratës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

