5 lojtarë të Holandës infektohen me virus, braktisin grumbullimin para duelit me Francën

Pesë lojtarë të kombëtares së Holandës kanë lënë grumbullimin dhe janë kthyer në shtëpi vetëm një ditë para ndeshjes së parë eliminatore të EURO 2024 kundër Francës.

Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë infektuar me një virus që nuk dihet se çfarë është saktësisht, por është e qartë se nuk bëhet fjalë për Covid.

Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Koeman ka thirrur menjëherë tre zëvendësues: Ryan Gravenberch (Bayern Munich), Kjell Scherpen (Vitesse) dhe Stefan de Vrij (Internazionale).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gravenberch dhe Scherpen ishin në një kamp stërvitor në Spanjë me grupin e të rinjve të Holandës, De Vrij do të jetë lojtari i 23-të në përzgjedhje. Pas ndeshjes kundër Francës do të rishikohet përsëri lista.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të kësaj jave, Frenkie de Jong dhe Steven Bergëijn u larguan për shkak të lëndimeve. Veerman u thirr më pas si zëvendësues së bashku me Donyell Malen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?