51-vjeçari nis sfidën për të kaluar Oqeanin Paqësor me not (FOTO)

Një notar francez është nisur nga Japonia duke synuar që të bëhet personi i parë që kalon nëpër Oqeanin Paqësor.

Ben Lecomte do të notojë 8 orë në ditë për më shumë se 6 muaj deri në bregun perëndimor të SHBA.

51-vjeçari do të përballet me rreziqe duke përfshirë peshkaqenë, stuhi, kandilë deti dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta të ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe një ekip shkencëtarësh do të kryejnë kërkime gjatë notimit në 9.000 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata do të studiojnë mbeturinat plastike, efektin e stërvitjes ekstreme në zemër dhe do të shqyrtojnë se si fatkeqësia bërthamore e Fukushimas ka ndikuar në oqean.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?