Abazaj probleme në seancën e radhës stërvitore, por Kombëtarja i gëzohet kthimit të Lenjanit

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në Verbier, në prag të ndeshjes ndaj Ukrainës që do të zhvillohet ditën e diel. Në seancën e sotme është rikthyer mbrojtësi i majtë Ermir Lenjani, i cili do t’i japë fund eksperimeteve të Panuçit, i cili në sfidën ndaj Kosovës, në mungesë të një mbrojtësi të djathte, aktivizoi Bujar Likën, i cili rolin e tij natyral e ka si mbrojtës i djathte.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, mesfushori Kristal Abazaj, ka ndjerë disa shqetësime dhe nuk është stërvitur me grupin. Nuk dihet nëse Abazaj do të jetë i gatshëm ndaj Ukrainës.

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e Federata Shqiptare E Futbollit

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?