Adani: Allegri fundosi Juventusin, por tallen me popullin bardhezi

Juventusi pësoi një humbje shokuese në fundjavë ndaj Monzës. Bardhezinjtë nuk njohin fitore në muajin shtator. Në takimin e zakonshëm në “BoboTV”, Lele Adani ka analizuar momentin e “Zonjës së Vjetër”, duke u ndalur në veçanti te trajneri i saj: “Njerëzit janë elementi thelbësor i futbollit, por nuk mund të durojnë më. Me siguri ajo që po bën Allegri dëmton vetëm një person: vetveten. Atij ndoshta nuk i intereson aq shumë që po lëndon lojtarët e tij, të gjithë tifozët e tij, klubin e tij dhe tifozët e futbollit.

Nuk ka asgjë të drejtë në atë që ai dhe Juventusi po bëjnë. Për fajin e tij, Max mbeti vetëm, po tërheq negativitetin. Kjo për shkak se nuk ka ndërtuar një skuadër solide, nuk ka respektuar historinë e Juventusit dhe, herë pas here, është tallur me mjedisin bardhezi.

Juve u dominua nga Monza edhe kur po luhej në 11 kundër 11. Tri vite më parë Allegri vinte nga pesë kampionate të fituara. Nuk kisha asgjë më parë, por kuptova se si kishin ardhur, duke respektuar një trajner fitues, që bëri historinë e Juventusit dhe futbollit italian. Në momentin që dikush analizon, kupton se si komunikon, evoluon ose frenon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Allegri kishte dy vite pa u përditësuar si trajner. Ai është mbrapa, por mund të dalë më keq se sezonin e kaluar, kur nuk fitoi asnjë trofe. Këtë sezon ka më pak pikë se katrahura sezonit të kaluar, në fillim. Duhet të më thoni një gjë pozitive për Juven, përveç Miretti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse duhet të heshtësh dhe të punosh, siç tha pas ndeshjes me Benfica, bëje atëherë. Del një intervistë dhe thua se duhet të heshtin dhe të punojnë, por para Monza thua se shpreson të fitojnë djemtë.

Juventusi është i dërrmuar. Më vjen shumë keq për një gjë: Mario Sconcerti, kolegu im në Sky, është një person që e respektoj. Ai i jep mundësinë dikujt që tha se duhet ta mbyllë gojën dhe të punojë, të flasë dhe të gjejë justifikime të kota”, deklaroi Adani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?