Adebayor i jep fund futbollit të luajtur në moshën 39 vjeç
Emanuele Adebayor ka vendosur që të varë “këpucët në gozhdë” në moshën 39-vjeçare.
Adebayor mbahet mend pasi ka luajtur për disa skuadra të rëndësishme si Monaco, Manchester City, Tottenham, Real Madrid, Crystal Palace, Basaksehir dhe Kayserispor.
“Karriera ime si futbollist ka qenë një rrugëtim i madh. Faleminderit të gjithë tifozëve që kanë qenë gjatë gjithë rrugës. Unë jam mirënjohës për gjithçka dhe i emocionuar për atë që do vijë”, shkruan ai në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

