Adidas prezanton fanellën speciale për Benzema pas fitimit të “Topit të Artë”
Një fanellë speciale, e limituar, për të festuar triumfin e Karim Benzema për “Topin e Artë 2022”. Adidas ka krijuar një fanellë të Real Madridit me emrin e sulmuesit francez dhe numrin 9 me ngjyrë ari.
Brenda numrit ka edhe disa imazhe të futbollistit, të shpërblyer në Theatre du Chatelet në Paris nga bashkatdhetari i tij Zinedine Zidane. Fanella do të jetë në shitje për një kohë shumë të kufizuar.
Në filmin “Hand of Gold” të prezantuar nga Adidas, Benzema shfaqet me dorën e djathtë të fashuar në ngjyrë të artë me titullin: “Asgjë nuk është e pamundur!”. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

