Agnelli: Na vjen turp pas kësaj humbje, përgjegjësia jo vetëm e Allegrit

Pas humbjes shokuese ndaj Maccabi Haifa, te Juventusi ka reaguar dhe presidenti Andrea Agnelli. Numri një i bardhezinjve nuk i ka kursyer fjalët e rënda, ndërkohë që konfirmoi trajnerin Allegri.

“E dimë që duhet të ndjejmë vetëm turp, dhe t’i kërkojmë falje tifozëve që në këtë periudhë e kanë të vështirë edhe të dalin në rrugë nga talljet”, deklaroi ai.

Ky është një moment i vështirë, ndoshta nga më të vështirët. Por është edhe momenti i mbajtjes së përgjegjësive. Prandaj jam i pari që flas, ndjej turp dhe jam shumë i zemëruar, por e di që futbolli është një sport kolektiv ku fitojnë të gjithë së bashku, dhe humbin të gjithë. Nuk mund të jetë faji i trajnerit kur nuk fitojmë dot një kontrast”, deklaroi Agnelli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi thuajse nuk ka asnjë shans për kualifikim, pasi Benfica tashmë është në kuotën e 8 pikëve së bashku me PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?