Akuzoi shokët e skuadrës, Hummels do ta shohë ndeshjen me Suedinë si spektator

Pasi akuzoi publikisht shokët e skuadrës se nuk ndihmuan mbrojtjen ndaj Meksikës, tani Mats Hummels do të detyrohet ta shohë kombëtaren gjermane si spektator. Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut nuk do të luajë në përballjen ndaj Suedisë të shtunën në mbrëmje, një sfidë e cila mund të sanksionojë dhe eliminimin e bujshëm të kampionëve në fuqi të botës, që në fazën e grupeve.

“Mats Hummels nuk do të mund të luajë të shtunën pasi ka dëmtuar vertebrat e qafës dhe gjendja e tij fizike nuk është përmirësuar. Kemi ende kohë gjithsesi për ta parë sesi do të shkojë por kur verifikohen probleme të tilla, nuk zgjidhen brenda një nate. Na duhen futbollistë të mirë në luftën ajrore. Kam një ide, një plan për ndeshjen ndaj Suedisë”, tha Joachim Low.

Hummels ndërkohë reagi me anë të një postimi në “Twitter”: “Kjo nuk është një ndeshje për t’u parë, por për të qenë në fushë”, ka shkruar Hummels.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?