Al Nasser bën gati 200 milionë euro për Cristiano Ronaldon, pranë akordit
Cristiano Ronaldo mund tw thuhet se ka gjetur skuadrën e tij të re. Ylli portugez, pasi mbylli një aventurë të errët në “Old Traford” ka vendosur të ndryshojë kampionat.
Sipas “Marca”, CR7 po joshet shumë nga milionat e sheikut Al Nasser, po merr në konsideratë një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ku e pret një kontratë 2-vjeçare dhe 200 milionë euro në “pjatë”.
Sheiku është i gatshëm t’i ofrojë dhe të gjithë të drejtat mbi marrëveshjet publicitare. Nëse Ronaldo pranon ofertën e Al Nasser në krye të skuadrës do të gjejë ish-trajnerin e Romës Rudi Garcia.
Dëshira e Ronaldo-s është të gjejë një skuadër të përshtatshme në Evropë, por në çdo rast, në Arabi i ka dyert e hapura.
KOHA JONË SONDAZH

