Albian Ajeti: Nuk kam pasur asnjëherë kërkesë zyrtare nga Shqipëria
Albian Ajeti prej disa muajsh cilësohet si tradhtar në Shqipëri, pasi ka zgjedhur që të luajë për Zvicrën. Në një prononcim të dhënë se fundmi, ai pretendon se FSHF nuk është ulur asnjëherë direkt në tavolinën e bisedimeve me të, për të folur rreth mundësisë që ai të vishet fanellën kuqezi.
“Vëllai juaj luan për kombëtaren shqiptare. A ka qenë ndonjëherë temë diskutimi ajo për ju?”, ishte pyetja që i behej Ajetit, i cili me sinqeritet u përgjigj: “Me qëllim kam mbajtur çdo opsion të hapur. A jeni kontaktuar ndonjëherë nga Shqipëria. Asnjëherë në mënyrë direkte. Ata kanë pyetur vëllanë tim rreth meje, e pyetën si po ia kaloja dhe çfarë kisha ndër mend të bëja sa i përket ekipit kombëtar. Por kjo për mua nuk llogaritet, ky nuk është një sinjal i qartë”, deklaroi sulmuesi.
KOHA JONË SONDAZH

