Alegri kërcënon Realin: Jemi “luanë të plagosur”, por nuk kemi vdekur
Buzëqesh kur e pyesin për fundin e ciklit dhe për revolucion. Masimiliano Alegri, ashtu si gjithmonë, e sheh gotën gjysmë plot pas humbjes ndaj Realit. Në konferencën para ndeshjes ndaj Beneventos, strategu italian nuk dorëzohet:
“Të martën ka qenë një ndeshje Championsi, në të cilën kemi dalë si ‘luanë të plagosur’, por nuk jemi ende të vdekur. Ne duhet të luajmë mirë në ndeshjen e kthimit. Ndodhi të martën, por janë gjëra që përsëriten ndonjëherë, sidomos në Ligën e Kampionëve, kur ju luani kundër një ekipi të madh.
Juventusi ka luajtur një lojë të mirë për 60 minuta. Objektivat e klubit të mos ndryshojnë, kampionati mbetet synimi i parë. Djemtë u zhgënjyen nga ajo që ndodhi, por të gjithë, edhe ata që nuk luajtën, janë gati për transfertën e Beneventos. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë në kampionat”, u shpreh Alegri.
KOHA JONË SONDAZH

