FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ali Soue merr trofeun e “Këpucës së Artë” dhe çekun para finales

Ka startuar finalja e Kupës së Shqipërisë në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa fillimisht është zhvilluar edhe ceremonia simbolike për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni në Kategorin Superiore, Ali Soue.

Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku i ka dorëzuar sulmuesit të Skënderbeut trofeun e fituar falë 21 golave të shënuar në këtë kampionat me skuadrën korçare.

Shulku i dorëzoi atij edhe çekun prej 200 mijë lekësh të reja që i jepet golashënuesit më të mirë të Superiores. Sulmuesi është në formë huazimi këtë sezon, dhe pritet që të largohet gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?