Allegri: Duhet të konsilindojmë vendin e dytë në renditje

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e shikon ndryshe tabelën e renditjes në Seria A. Sipas tij dënimi pre 15 pikësh nuk ekziston më dhe skuadra e tij do ta fitojë gjyqin në CONI.

“Në kampionat për momentin kemi grumbulluar 56 pikë. Ky është qëllimi dhe ne duhet ta konsolidojmë këtë vend të dytë, e kemi fituar në fushë deri më tani.

Duhet të përmirësohemi me renditjen e vitit të kaluar. Në futboll, ajo që është bërë mbetet, nuk mund të anulohet dhe prandaj nesër ne fillojmë sërish nga 0-0. Nuk mund të mendojmë se përfunduam duke fituar në Milano dhe të gjitha u zgjidhën, absolutisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër është Verona, do të jetë i mbushur në shtëpi, siç do të jetë me Interin, me Sportingun. Duhet të jetë një mbrëmje e rëndësishme për të rifilluar. Pastaj do ta lëmë mënjanë Veronën dhe do të mendojmë për Interin. Një hap i vogël në të njëjtën kohë. Nuk mund të bëjmë dallimin mes kampionatit dhe Kupës së Italisë”, tha Allegri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?