Allegri: Nëse Napoli vazhdon kështu, asnjë ekip s’ka shpresa për titull

Juventusi kërkon të vijojë me rezultate pozitive në kampionat. Rivali i radhës është Verona, një ndeshje që do ta luajnë në transfertë. Bardhezinjtë vijnë pas fitores në Derbin e Italisë përballë Interit, e kanë çuar në katër numrin e fitoreve radhazi në kampionat.
Në prag të duelit përballë Veronës ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Max Allegri i cili zbuloi më shumë për atmosferën në kampin bardhezi.
“Fitorja në derbi na mundësoi një mbrëmje të lumtur dhe plot gëzim, por ai kapitull është mbyllur menjëherë. Verona është një skuadër fizikisht e fortë dhe nesër nuk na pret një sfidë e lehtë. Ata nuk e meritojnë pozicionin ku ndodhen në tabelën e klasifikimit. Na takon neve të zhvillojmë një ndeshje në nivelin e tyre.
Formacioni? Nesër do të luaj Perin sepse Sczesny ka luajtur 12 ndeshje radhazi. Janë rikuperuar edhe Paredes e Kean. Di Maria nuk i ka 90 minuta në këmbë dhe do të vlerësojmë gjendjen, njësoj si Vlahovic, McKennie dhe Chiesa që mbeten për t’u vlerësuar.
Betaj për titull? Napoli është duke bërë gjëra të mëdha. Nëse vazhdon kështu, asnjë tjetër nuk ka shpresa për titullin kampion”, deklaroi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

