Allegri: Të prishim tendencën ndaj Interit, Bremer dhe Di Maria janë gati

Juventusi ka arritur të marrë tre fitore radhazi në ndeshjet e fundit në kampionat duke rikthyer disi entuziazmin. Nesër në mbrëmje skuadra torineze do të ketë derbin ndaj Interit, një duel që pritet të dhurojë spektakël.

Këtë seri fitoresh bardhezinjtë kërkojnë ta vazhdojnë nesër në Derbin e Italisë përballë Interit. Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp përpara supersfidës.

“Është një sfidë me tension të lartë po ashtu dhe e bukur. Interi është një ekip i fortë dhe me përvojë. Duhet të luajmë një lojë të mirë dhe të punojmë me pikat e tyre të forta. Do të bëjmë gjithçka, vitin e kaluar humbëm tre herë dhe barazuam një. Kjo përballje nuk mund të jetë pikë kthese sepse kampionati është i gjatë dhe na presin 25 ndeshje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të jemi të qetë gjatë lojës. Duhet të ruajmë ekuilibrat dhe të mësohemi të fitojmë sërish. Jemi në një rrugë për t’u rikthyer në garë edhe pse me mungesë të lojtareve kryesorë. Kemi djem të rinj që duhet të fitojnë përvojë. Për fat kam edhe lojtarë me përvojë që i ndihmojnë ata të rriten edhe më shumë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Bremer dhe Di Maria janë rikuperuar, ndërsa Vlahovic nuk është ende mirë. Ne do të vendosim nesër në mëngjes për të. Chiesa është mirë dhe po më surprizon vërtetë. Me shumë mundësi ai do të jetë gati nesër. Chiesa dhe Kostic kanë role krejtësisht të ndryshme. Ata mund të luajnë së bashku në heshtje”, tha Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?