Altin Lala: 2-3 lojtarë çdo vit nga Superliga i bëjnë mirë Kombëtares

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala vlerësoi atmosferën pozitive dhe rritjen që ka pësuar ekipi kuqezi në vitet e fundit. Sipas tij, pritshmëritë e mëdha të krijuara pas futjes në “Euro 2016” duket se kanë penalizuar përfaqësuesen, por Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe nuk rrezikon eksodin e talenteve.

“Kur ke më tepër presion që ta përsërisësh prapë diçka të tillë, natyrisht që bëhet edhe më e vështirë. Çdo gjë e shoh shumë pozitive. Me pranimin e Kosovës shumë lojtarë mund të vendosin të luajnë edhe me Kosovën, por nuk e shikoj situatën shumë kritike”, thotë Altin Lala, ish-kapiten i Kombëtares.

Shitja e Kristal Abazajt dhe Sindrit Gurit në kampionatin belg është një sinjal i qartë rritjeje, por për ish-kapitenin kuqezi, ky eksport lojtarësh duhet të ndodhë çdo sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo duhet të jetë edhe e ardhmja e futbollit shqiptar. Të nxjerrë sa më shumë lojtarë nga kampionati vendas, pasi nëse dalin 2-3 futbollistë të spikatur çdo edicion i bën mirë si futbollit shqiptar në përgjithësi, por edhe Kombëtares”, thekson më tej Lala në një intervistë për Top Channel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai që mbetet ende një prej lojtarëve më të dashur të Hanoverit dhe përfaqësueses kuqezi ofroi gjithashtu një prognozë të shkurtër për miqësoren e sotme.

“Janë dy flamuj, por ne faktikisht kemi vetëm një flamur, si Kosova dhe Shqipëria. Kjo ndeshje sot bëhet për shkaqe të tjera, shpresoj që në një periudhë afatmesme të jemi një skuadër. Sot e shoh më tepër si festë”, deklaron Altin Lala.

Lala me Kombëtaren në karron e tij ka zhvilluar 79 ndeshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?