Ancelotti drejt largimit, Reali po mendon për një strateg argjentinas

E ardhmja e Carlo Ancelottit te Real Madrid nuk është aspak e sigurt. Trajneri italian po tundohet gjithmonë e më shumë nga ideja e drejtimit të kombëtares së Brazilit në të ardhmen.

Në rast se ish-trajneri i Milanit shtrëngon duart me “Los blancos”, këta të fundit kanë menduar një emër për stolin. Sipas “Tyc Sports”, vendin e teknikut italian te Real Madridi mund ta zërë Mauricio Pochettino.

Trajneri argjentinas është i papunë momentalisht pasi udhëhoqi PSG dhe Tottenham. Pochettino e mbylli aventurën e tij me Paris Saint-Germain në korrikun e vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?