Ancelotti: Ndeshja ndaj Barcelonës si gjithë të tjerat, këtë sezon kanë qenë spektakolar

Carlo Ancelotti doli para medieve në prag të “El Clasico-s” që do luhet të dielën në orën 16:15 në Bernabeu. I pyetur nga gazetarët se si përgatitet një sfidë si “El Clasico”, trajneri i Real Madrid theksoi se është një ndeshje e radhës që e përgatit në të njëjtën mënyrë.

“Ndeshjet janë të përgatitura si gjithmonë. Janë dy skuadra të shkëlqyera. Si të gjitha klasiket është një ndeshje e veçantë, por përgatitet njësoj si të tjerat.

Mendoj se janë karakteristika të dy skuadrave që duhen pasur parasysh. Është e vërtetë që ne bëjmë më mirë në pjesën e dytë, nuk e di nëse do të ndikojë në ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë barazuar vetëm një ndeshje në ligë dhe janë në një dinamikë të mirë në kampionat. Kanë pasur disa probleme në Champions League që mund të ndodhin në atë kompeticion, por në ligë kanë qenë spektakolarë. Duhet të mendojmë për të fituar ndeshjen. Është një ekip që ka burimet për të pasur një sezon të mrekullueshëm”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?