FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ankand për Alissson, Roma kërkon plot 90 milionë euro

Thashethemet e merkatos nuk kanë të ndalur. Ashtu siç nuk kanë të ndalur as shifrat stratosferike që qarkullojnë në tregun e lojtarëve.

Një nga futbollistët më të kërkuar gjatë kësaj periudhe është portieri i Romës, Alisson Becker, me brazilianin që vlerësohet nga kryesia e verdhekuqve rreth 90 milionë euro.

Megjithatë, kryeqytetasit do të shfrytëzojnë në maksimum paraqitjen e Alisson në Kupën e Botës, pasi në Rusi, 25 vjeçari pritet të jetë zgjedhje e parë për trajnerin e kombëtares braziliane, Tite. Sipas “The Guardian” për shërbimet e Alisson kanë shfaqur interes dy skuadrat finaliste të këtij sezoni në Champions League, Real Madrid dhe Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjollët tentojnë që të gjejnë një zëvendësues të denjë për gardianin nga Costa Rika, Keylor Navas që pavarësisht formës së mirë të treguar në katërkëndëshin e Madrilenëve, mosha 31 vjeçare e penalizon disi. Nga ana tjetër, “The Reds” janë në kërkim të një sigurie në portë, pasi duke parë paraqitjen e Loris Karius në finalen e madhe të Kiev-it, gjermani ka kaluar në plan të dytë për trajnerin e Liverpool, Jurgen Kloop.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alisson është nën kontratë me Romën deri në qershor 2021 dhe aktualisht negocion për një marrëveshje të përmirësuar, pasi aktualisht ai fiton vetëm 1.5 milion euro në vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?